Tjetër përforcim në merkato për Vllazninë. Klubi shkodran ka prezantuar pak më parë Milos Kalezic si lojtarin më të ri të skuadrës së Thomas Brdaric.
27-vjeçari malazez aktivizohet në qendër të mesfushës. Kalezic e ka kaluar gjithë karrierën e tij në Ballkan, teksa më shumë ka luajtur në kampionatin vendas.
Në sezonin e fundit ai ishte pjesë e Titograd, ku u aktivizua rregullisht dhe grumbulloi 17 ndeshje, duke shënuar edhe 1 gol. Në dy sezonet e shkuara ai luajti me Petrovac dhe shënoi 14 gola.
VLLAZNIA FIRMOS ME MILOS KALEZIÇ
KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka firmosur me futbollistin malazez Milos…Posted by KF Vllaznia – Faqja Zyrtare on Wednesday, 27 January 2021
“KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka firmosur me futbollistin malazez Milos Kalezic. Ai luan në rolin e mesfushorit të qendrës dhe ka firmosur një kontratë njëvjeçare me opsion zgjatje edhe për një vit tjetër. Mirë se erdhe tek Vllaznia Milos!“, lexohet në postimin e kuqebluve. /abcnews.al