Zyrtare në SHBA: Të vaksinuarit mund të rrinë pa maska në ambiente të jashtme e të brendshme

schedule20:33 - 13 Maj, 2021

schedule 20:33 - 13 Maj, 2021

Personat e vaksinuar në SHBA mund të rrinë pa maska në ambientet e brendshme dhe ato të jashtme. Lajmin e bëri të ditur drejtuesja e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve duke e përshkruar një moment emocionues dhe të fuqishëm.

Sipas CDC amerikanët që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës për koronavirusin, mund të rrinë pa maska dhe pa distancë sociale, me përjashtim të disa rrethanave specifike.

Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, mund të filloni të bëni gjërat që keni reshtur së bëri për shkak të pandemisë,” tha Dr. Rochelle Walensky gjatë një konferencë të Ekipit të Përgjigjes në Shtëpinë e Bardhë për Covid-19.

“Të gjithë e kemi dëshiruar këtë moment kur mund t’i kthehemi një farë sensi të normalitetit.”

Megjithatë, Walensky theksoi se personat që kanë imunitet të dobët duhet të konsultohen me mjekët përpara se të vendosin të heqin maskat. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!