Zyrtare/ Moraes firmos me Kukësin: Jam i lumtur, shpresojmë të arrijmë objektivat

schedule16:04 - 29 Qershor, 2022

schedule 16:04 - 29 Qershor, 2022

Kukësi ka arritur të bëjë një tjetër transferim të rëndësishëm në këtë merkato. Verilindorët kanë firmosur një kontratë 2 vjeçare me ish-mesfushorin e Skënderbeut, Agnaldo Moraes.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se verilindorët kanë përforcuar kështu mesfushën me një lojtarë që e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptarë, pasi përveç korçarëve, Moraes ka mbajtur veshur edhe fanellën e Kastriotit.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori brazilian Agnaldo Moraes është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 28-vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. 

Moraes është një futbollist që e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi sezonin e fundit ishte pjesë e Skënderbeut ndërkohë që ka luajtur edhe me Kastriotin në Superiore. Në të shkuarën, ka qenë pjesë e ekipeve si RoPs, Molde e Vila Nova.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Moraes dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Bem vindo Moraes Junior”, shkruan klubi i Kukësit.

“Fillimisht dua të them që jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re dhe që firmosa me Kukësin për dy sezonet e ardhshme. Shpresoj që të ndihmoj skuadrën për të arritur objektivat që kemi dhe të bëjmë të lumtur tifozët tonë”, u shpreh Moraes. /f.a/abcnews.al