Roma ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Henrikh Mkhitaryan. Klubi italian ka dalë me një njoftim dhe bën me dije se është arritur marrëveshja për zgjatjen e huazimi, si dhe ka një akord për qëndrimin e armenit edhe për sezonin e ardhshëm.
Vetë Mkhitaryan ka deklaruar: “Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që e zgjas qëndrimin këtu. Kam ende gjëra që nuk i kam arritur dhe dua t’i arrij. Mezi pres të vazhdoj të luaj”.
L’#ASRoma è lieta di annunciare di avere esteso la durata del prestito di @HenrikhMkh fino alla fine della stagione in corso e di aver raggiunto un accordo preliminare per la permanenza del calciatore anche per il 2020-21
— AS Roma (@OfficialASRoma) June 30, 2020
Paraqitjet e mesfushorit kanë qenë të mira në Serie A, teksa ka shënuar 6 gola dhe ka shërbyer 4 herë për shokët e skuadrës. Edhe në klubin e Romës janë të kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshjeje. /abcnews.al