Zyrtare: Milani “blindon” Fikayo Tomorin me kontratë të re

schedule21:35 - 12 Gusht, 2022

schedule 21:35 - 12 Gusht, 2022

Milani ka bërë një lëvizje të zgjuar, duke blinduar me kontratë të re një nga titullarët më të rëndësishëm.

Qendërmbrojtësi anglez, Fikayo Tomori, ka pranuar propozimin e kampionëve të Italisë për të nënshkruar një tjetër marrëveshje para kohe.

Tomori ka firmosur menjëherë deri më 30 qershor 2027 dhe do të përfitojë tani 3.5 milionë euro në sezon.

Mbrojtësi është pjesë e Milanit prej 18 muajsh, vjet në verë u ble nga Chelsea për 28 milionë euro, pas 6 muajve huazim. / abcnews.al