Teuta ka njoftuar largimin e një prej lojtarëve titullarë të sezonit të shkuar. Arbër Cyrbja, anësori i krahut të djathtë, është lojtari i lirë dhe “Djemtë e Detit” e falënderojnë dhe i urojnë suksese në vazhdim.
“Arbër Cyrbja nuk është më pjesë e bluve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi. KF Teuta komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me lojtarin.
KF Teuta dhe futbollisti me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dy palëve. KF Teuta me këtë rast falenderon Arber Cyrben për kontributin e dhënë në periudhën që ishte pjesë e bluve, duke i uruar gjithë të mirat në të ardhmen”, njofton Teuta. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CE4LTBwAgOK/?igshid=km9no1qk3vcc