Zyrtare: Kukësi bën afrimin e radhës, vjen lojtari i Gjeorgjisë

schedule14:32 - 29 Janar, 2021

schedule 14:32 - 29 Janar, 2021

Mate Tsintsadze është lojtari më i ri i Kukësit. Lajmin e bën të ditur vetë klubi verilindor përmes rrjeteve sociale. 26-vjeçari ka firmosur me Kukësin deri në verën e vitit të ardhshëm. Gjeorgjiani aktivizohet si mesfushor qendre dhe është lojtar me tipare sulmuese. Tsintsadze ka luajtur dy ndeshje me Gjeorgjinë.

POSTIMI – Mate Tsintsadze është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori gjeorgjian, ka firmosur sot zyrtarisht me ekipin tonë dhe do të jetë pjesë e skuadrës deri në verën e vitit 2022.

Mesfushori 26-vjeçar është aktivizuar në kampionatin gjeorgjian duke luajtur me Dinamo Batumi. Në të kaluarën, Tsintsadze është aktivizuar me Torpedo Kutaisin, duke zhvilluar edhe dy ndeshje kundër skuadrës sonë në Europa League ku edhe ishte ndër më të dalluarit në fushë.

Mesfushori është bashkuar në stërvitje me ekipin ditën e sotme dhe do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Tsintsadze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!