Zyrtarisht Jasir Asani është bërë me skuadër të re. Sulmuesi anësor do të transferohet në Suedi te skuadra e AIK, që ka njoftuar marrëveshjen me klubin e Partizanit për ta huazuar futbollistin nga Shkupi deri në verën e vitit 2020.
Nëse bind, atëherë klubi suedez mund të nënshkruajë me Asanin, duke paguar shifrën e vendosur në kontratë. Pra, anësori ka kaluar tek AIK në huazim me të drejtë blerje. Shifra ende nuk bëhet e ditur, ndërkohë që klubi suedez vlerëson cilësitë e Asanit, i cili ka thënë edhe fjalët e para pas arritjes së marrëveshjes.
“Futbolli është pasioni im më i madh dhe të jem në gjendje të luaj për AIK është një nder i madh dhe një mundësi e shkëlqyer për mua. Do të bëj gjithçka mundem të fitoj simpatinë e drejtuesve, shokëve të ekipit dhe tifozëve”, shprehet Asani për faqen zyrtare të klubit. Edhe klubi i kuq ka dalë me njoftim zyrtar./abcnews.al