Futbolli në Gjermani, është ndërprerë përfundimisht. Bundesliga kishte planifikuar që ndeshjet e kësaj fundjavë të luheshin pa tifozë, por për shkak të përhapjes masive të Koronavirusit, u detyruan të shtynin ndeshjet deri në një njoftim të dytë.
Sot, CEO i Bundesligës gjermane, Christian Seifert, tha: “Kampionati nuk do të rikthehet deri më 3 prill. Me datë 30 mars, do të diskutojmë sërish për të dhënë një njoftim të dytë”, u shpreh Seifert.
Data 3 prill është përcaktuar për rifillimin e kampionatit edhe në Premier Leaguen angleze, por me përhapjen e Koronavirusit që nuk duket se do të ndalet, mund të ketë njoftime të dyta./abcnews.al
OFFICIAL: The Bundesliga has now been suspended until April 2.
? DFL CEO Christian Seifert: “The league doesn’t expect to return on April 3. Further discussions will take place on March 30.” pic.twitter.com/54fZFtQMFp
— Goal (@goal) March 16, 2020