Klejdi Paloka është i riu i radhës që ka firmosur me Vllazninë nga lojtarët e akademisë. Më parë klubi shkodran kishte njoftuar arritjen e marrëveshjeve me Geralb Smajli dhe Mersian Muliu.
“Vllaznia e sezonit të ri ka plotësuar organikën e saj me një tjetër lojtar të ri. Ditën e sotme, drejtuesit e klubit kanë firmosur me futbollistin 19 vjeçar Klejdi Paloka, i cili është produkt i Akademisë tonë.
Paloka është një lojtar që luan si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë dhe konsiderohet një element i perspektivës. Me të është firmosur një kontratë 5-vjeçare sepse klubi beson shumë në aftësitë e tij”, njofton klubi i Vllaznisë. /abcnews.al