Zyrtare: Egnatia i merr një sulmues Besës së Kavajës, firmos për 3 vite

schedule17:58 - 21 Qershor, 2021

schedule 17:58 - 21 Qershor, 2021

Egnatia u rikthye në Superiore pas 16 vitesh dhe kërkon që të mos jetë kalimtare. Drejtuesit po punojnë për të përforcuar skuadrën.

Pas mesfushorit Arbër Çyrbja, rrogozhinasit kanë nënshkruar për tre vite me sulmuesin Bledar Lila, vjet pjesë e Besës dhe autor i  4 golave.

“KF Egnatia njofton se ka arritur te firmosi me sulmuesin 20 vjeçar Bledar Lila. I cili vjen pas 2 sezoneve shumë të mira me Besën e Kavajës.

Lila ka nënshkruar për 3 sezone me KF Egnatian duke besuar tek projekti i presidentit Agim Demrozi”, njofton Egnatia, ndërkohë që Lila, më parë pjesë edhe e Shkumbinit, do të luajë për herë të parë në Superiore. /abcnews.al