Zyrtare: Egnatia firmos me ish-sulmuesin e Qarabag

schedule20:30 - 27 Janar, 2022

schedule 20:30 - 27 Janar, 2022

Egnatia është treguar një nga skuadrat më aktive gjatë kësaj merkatoje. Kur duhen edhe disa ditë nga mbyllja e saj, rrogozhinasit kanë bërë edhe një afrim tjetër.

Dzon Delarge është goditja e bujshme e Egnatias në këtë merkato. Ish-sulmuesi i Karabag, Akhisaspor, Boluspor, Slovan Liberec, Bursaspor, ka firmosur me skuadrën rrogozhinase.

Njoftimin e ka bërë klubi i Egnatias nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se sulmuesi do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Zekirija Ramadani.

“KF Egnatia ka arritur të firmosi me sulmuesin Dzon Delarge,i cili vjen nga kampionati Turkë ku ka qenë pjesë e Akhisaspor. Delarge ka një cv të pasur pasi ka luajtur për Qarabag, Akhisaspor, Boluspor, Bursaspor, Slovan Liberec.

Welcom Dzon Delarge”, shkruhet në njoftimin e klubit.

/f.a/abcnews.al