Teuta ka zgjatur bashkëpunimin me Emiliano Vilën, një nga lojtarët me më shumë përvojë te kampionët në fuqi të Shqipërisë.
Me anë të një komunikate zyrtare, klubi bregdetar njofton zgjatjen e bashkëpunimit me një tjetër vit me 33-vjeçarin nga Durrësi.
“Klubi i futbollit Teuta njofton vazhdimësinë e kontratës me mesfushorin Emiliano Vila. Pas një viti të suksesshëm me fanellën blu, lojtari dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe për një sezon“, shkruan Teuta.
Vila është pjesë e skuadrës së Edi Martinit prej gushtit të vitit 2019. Mesfushori ka luajtur me Teutën edhe në vitet 2006-2009. /abcnews.al