Zyrtare: Dy afrime te Teuta, vëllezërit Selmani i bashkohen kampionëve

schedule20:15 - 16 Korrik, 2021

schedule 20:15 - 16 Korrik, 2021

Teuta ka bërë goditje të dyfishtë në merkato. Te kampionët e Shqipërisë kanë zbarkuar dy vëllezërit Selmani: Adolfi (21) dhe Santiago (19).

I pari luan në qendër të mbrojtjes, është pjesë e Shqipërisë U21 dhe në dy sezonet e fundit veshi fanellën e bardhezinjve të Laçit.

Nga i njëjti klub vjen edhe Santiago, i cili aktivizohet në majë të sulmit dhe ka luajtur me moshat e kurbinasve. Verën e kaluar, ky i fundit i realizoi gol Teutës në një miqësore me Laçin.

KF Teuta njofton se sulmuesi Santiago Selmani, dhe qendërmbrojtësi Adolf Selmani janë zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë! Të dy lojtarët, janë njohës mjaft të mirë të kampionatin tonë, dhe vijnë si një vlerë e shtuar për sezonin e ri në ekipin tonë, drejt objektivave që kemi!

Santiago dhe Adolf Selmani, të cilët luajnë në rolin e mbrojtësit dhe sulmuesit, në të kaluarën Adolf Selmani është aktivizuar me ekipin e Laçit, ndërsa Santiago stërvitej me ekipin e parë të Laçit dhe aktivizohej me të rinjtë.

Të dy futbollistët i janë bashkuar skuadrës sonë në seancën e radhës stërvitore që u zhvillua në Durrës. KF Teuta i uron Adolf dhe Santagio Selmanit shumë suksese me fanellën tonë dhe paraqitje dinjitoze“, lexohet në postimin e klubit bregdetar në rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!