Zyrtare/ Dinamo bën afrimin e parë, vjen mesfushori elbasanas

schedule12:35 - 7 Janar, 2021

schedule 12:35 - 7 Janar, 2021

Dinamo edhe në këtë merkato duket se do të jetë aktive. Kryeqytetasit para pak minutash kanë zyrtarizuar afrimin e parë të merkatos.

Dejvi Biliali është lojtari më i ri skuadrës 18 herë kampione, teksa jetëgjatësia e kontratës nuk bëhet e ditur. Bilali është 24 vjeç dhe vjen nga skuadra e Vorës.

Elbasanasi luan si mesfushor dhe me Vorën në pjesën e parë të sezonit luajti në 5 ndeshje. Më parë ka luajtur me Besën, Vllazninë dhe Egnatian në të Parën dhe Teutën në Superiore.

POSTIMI – Dejvi Bilali është përforcimi i parë i merkatos! Mesfushori 24-vjeçar ka firmosur ditën e sotme në prani të administratorit Barushi kontratën që e bën pjesë të 18 herë kampionëve në vazhdim. Bilali ishte pjesë e KF Vorës në fazën e parë, ndërsa më herët ka qënë pjesë e Besës, Egnatias, Vllaznisë dhe Teutës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!