Zyrtare: Diego Costa lojtar i lirë, merr edhe lejekalimin

schedule14:01 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 14:01 - 29 Dhjetor, 2020

Diego Costa zyrtarisht është lojtar i lirë, pasi ka nënshkruar marrëveshjen për largimin e tij nga Atletico Madrid. Klubi spanjoll ka dalë me komunikatë për këtë, ndërkohë që sot nisën edhe zërat e parë për të ardhmen e sulmuesit që e kërkon Arsenali.

NJOFTIMI – “Atletico Madrid dhe Diego Costa kanë arritur një marrëveshje për përfundimin e kontratës së sulmuesit, që skadonte më 30 qershor të vitit 2021. Lojtari spanjoll-brazilian i kërkoi klubit largimin për arsye personale disa ditë më parë dhe nënshkroi këtë të martë përfundimin e kontratës së tij, pa asnjë pretendim financiar.

Costa mbërriti në vitin 2007 kur ishte vetëm 17 vjeç. Sulmuesi ka luajtur 215 ndeshje zyrtare në dy periudha, duke shënuar 83 gola dhe duke dhënë 36 asiste. Klubi e falënderon për përkushtimin e tij gjatë këtyre viteve dhe i urojmë fat në fazën tjetër të karrierës”, shkruan mes të tjerash Atletico në deklaratën zyrtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!