Zyrtare: Blerim Krasniqi ikën nga Skënderbeu, zbulohet klubi i ri

schedule22:00 - 12 Gusht, 2020

schedule 22:00 - 12 Gusht, 2020

Skënderbeu nis të shpërbëhet. Një tjetër lojtar titullar largohet dhe ai është sulmuesi Blerim Krasniqi. Sulmuesi ka nënshkruar me Teutën, që po përgatitet për kupat e Europës.

Krasniqi ishte pjesë e Skënderbeu prej dy vitesh e gjysmë. Korçarët e blenë atë tek Apolonia dhe sezonin e fundit ai e mbylli me tetë gola të shënuar në kampionat.  Gjithsesi ai është një lojtar që punon shumë për skuadrën.

Tashmë sulmuesi bëhet gati për një tjetër aventurë dhe synimi është shënimi i sa më shumë golave. Klubi durrsak e ka zyrtarizuar afrimin e tij edhe në rrjetet sociale. /abcnews.al