Bruno Telushi iu bashkua Kukësit këtë verë nga skuadra e Partizanit, por pas vetëm pak javësh, është larguar nga ekipi verilindor, për të firmosur me Neftchi Baku. Siç njoftoi Kukësi, Telushi e kishte të drejtën të largohej nga ekipi në rast të një ofertë.
Njoftim i Kukësit:
Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshje me klubin e Neftchi Baku për transferimin e mesfushorit Bruno Telushi. I afruar këtë merkato vere, Telushi kishte të drejtën të largohej nga skuadra në rast të një oferte.
Në këtë mënyrë, mesfushori është ulur për të diskutuar me presidentin Gjici pas ofertës që i ka ardhur dhe klubi ka vendosur të lejojë Telushin për të shkuar në kampionatin azer. Futboll Klub Kukësi i uron suksese Telushit!”, shkruhej në njoftimin e Kukësit./abcnews.al
https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/a.313620202116667/2357708227707844/