Tirana humbet një nga lojtarët më të rëndësishëm. Kapiteni Idriz Batha largohet pas dy sezonesh dhe me vete ka marrë titullin kampion dhe shumë kujtime të bukura. Fjalë zemre për të gjitha nga Batha, i cili ishte një lider me fanellën e bardhebluve.
“Faleminderit Tirona! Sa shumë emocione për 2 vite që isha aty! Së bashku i përjetuam të gjitha: suksese, gëzime, dhimbje. Faleminderit të gjithëve nga zemra, presidentit, stafit, trajnerëve që punuam, faleminderit dhe Darit legjendës, miku im i mirë.
Faleminderit tifozëve që më dhuruan emocione te forta, më shumë se të gjithë faleminderit shokëve të mi, vëllezërve të mi, sepse për mua ata janë më të rëndësishëm se çdo gjë në jetën e sportit. Shihemi së shpejti”, shkruan Batha. /abcnews.al