Geoffrey Kondogbia është lojtari më i ri i Atletico Madrid. Është vetë klubi madrilen që ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit, i cili në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Valencias.
Vlera e këtij operacioni kapi vlerën e 15 milionë euro, që shkojnë në arkat e Valencias. Francezi ka luajtur katër sezonet e fundit tek spanjollët dhe ka qenë titullar i rregullt. Këmbëngulja e Atleticos bëri që ai t’u largonte para kohe nga ta dhe shikohet nga drejtuesit si zëvendësuesi ideal i Thomas Partey.
?⚪ ¡ #BienvenidoKondogbia !
Acuerdo con el @ValenciaCF para el traspaso de Geoffrey Kondogbia para lo que resta de temporada y otras tres más.
ℹ https://t.co/TYz9PuHhC2? #AúpaAtleti pic.twitter.com/baCf8d6sfr
— Atlético de Madrid (@Atleti) November 3, 2020
Geoffrey ka kaluar me sukses vizitat mjekësore në klinikën e klubit dhe tashmë do t’i bashkohet ekipit të Simeones. Mesfushori do të jetë pjesë e madrilenëve deri në fundin e këtij sezoni si dhe për tre vitet e ardhshme. /abcnews.al