Atletico Madrid dhe Luis Suarez tashmë në fund të sezonit do të shtrëngojnë duar mes tyre, pasi palët nuk do të vazhdojnë me rinovimin e kontratës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa thuhej se ish-sulmuesi i Barcelonës do të luajë ndeshjen e fundit në “Wanda Metropolitano”.
Të njëjtin fat do të ketë edhe lojtari meksikan, Hector Herrera, teksa të dy lojtarët do të përshëndeten me tifozët e Atleticos.
Al término de partido, el Wanda @Metropolitano rendirá homenaje a @LuisSuarez9 y @HHerreramex, que se despiden hoy de la familia atlética. Tras el final del duelo no os levantéis de vuestras butacas porque viviremos un momento muy especial ☺?#GraciasSuárez #GraciasHerrera pic.twitter.com/RPp1aP59Du
— Atlético de Madrid (@Atleti) May 15, 2022
/f.a/abcnews.al