Zyrtare: Arlind Kalaja rikthehet në shtëpi, Vllaznia “top”

schedule12:37 - 31 Gusht, 2020

schedule 12:37 - 31 Gusht, 2020

Arlind Kalaja zyrtarisht është pjesë e Vllaznisë. Anësori shkodran e njoftoi këtë lëvizje përmes rrjeteve sociale, ndërkohë që më pas edhe klubi kuqeblu ka dalë me një njoftim.

“KF Vllaznia rikthen në shtëpi një tjetër futbollist shkodran. Këtë herë është mesfushori- sulmues Arlind Kalaja ai që ka hedhur firmë në kontratë dhe është riveshur kuqeblu.

Pas këtij procesi, ai ka marrë menjëherë rrugën drejt Korçës së bashku me drejtorin sportiv Matko Djarmati, për t’iu bashkuar skuadrës në stërvitje dhe për t’u vënë në dispozicion të stafit teknik”, njofton Vllaznia. /abcnews.al