Zyrtare/ Ancelotti ia del, James Rodriguez lojtar i Evertonit!

schedule21:17 - 7 Shtator, 2020

schedule 21:17 - 7 Shtator, 2020

Flitej prej shumë kohësh dhe tashmë është zyrtare: James Rodriguez është futbollist i Evertonit. Fantazisti kolumbian iu bashkua Carlo Ancelottit.

Trajneri italian e ka transferuar për herë të tretë mesfushorin në skuadrat e tij, Real Madrid, Bayern Munchen dhe tashmë Everton. James i ka kushtuar 22 milion euro Evertonit.

Para firmës së Rodriguez, Everton siguroi dhe shërbimet e Allan dhe Ancelotti po synon me doemos të përforcojë mesfushën. Një tjetër yll në Premier League./abcnews.al