Zyrtare: “50-milionëshi” shqiptar rikthehet në Austri, firmos për dy vite

schedule17:15 - 29 Gusht, 2021

schedule 17:15 - 29 Gusht, 2021

Donis Avdijaj, sulmuesi shqiptar që tashmë ka shkuar 25 vjeç, më së shumti e ka tërhequr vëmendjen me bëmat e tij dhe me klauzolën 50 milionëshe që kishte për t’u larguar nga gjermanët e Schalke 04.

Prej tij pritej shumë, por nuk është as i pari dhe as i fundit që nuk ka përmbushur pritshmëritë. Ndryshimet e ekipeve i ka pasur të shumta.

Së fundmi luajti në Qipro me AEL, ndërkohë që tashmë ka nënshkruar për 2 vite në Austri me skuadrën e Hartberg që garon në elitë.

Avdijaj rikthehet në kampionatin ku u huazua për herë të parë nga Schalke 04. Me Sturm Graz ai luajti rregullisht dy sezone dhe më pas u kthye te gjermanët, ku mori pak minuta.

Holanda ishte stacioni i radhës në karrierën e sulmuesit, pasi u aktivizua me Roda dhe Willem II, si dhe me Emmen. Avdijaj ka luajtur edhe në Turqi e Skoci, respektivisht me Trabzonspor dhe Hearts. /abcnews.al