Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zvogëlim i sulmeve ruse në Kiev, kryebashkuaku ukrainas: Koha do e tregojë vërtetësinë e premtimit

schedule09:23 - 30 Mars, 2022

schedule 09:23 - 30 Mars, 2022

Kryebashkuaku i Chernihiv në Ukrainë, Vladyslav Atroshenko, thotë se premtimi i Rusisë për të ulur sulmet në Kiev dhe Chernihiv do të provohet me kalimin e kohës nëse do të mbahet ose jo nga pala ruse.

Ai shprehet skepitik ndaj tërheqjes ruse dhe thotë se ditën e djeshme ushtria e Kremlinit sulmoi me raketa në mënyrë çnjerëzore një prej zonave të banuara të qytetit.

Nga bombardimi u plagosën 35 civilë, ndërsa të tjerë u vranë.



Kryebashkiaku thotë se numri i viktimave nga bombardimet ruse është aq i madh sa që nuk ka bend për kufomat në morg. “Shpesh rusët thonë një gjë, por në të vërtetë ndodh një gjë tjetër. Vetëm koha do të tregojë se të vërteta janë këto fjalë. Ne po i trajtojmë ato fjalë me shumë kujdes për momentin,” shton ai.

Lexo edhe: Ukraina: Duhet një mision special nga OKB për të eliminuar rrezikun e një Çernobili të dytë

Pas bisedimeve të djeshme në Stamboll, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë vendosi që të zhvendosë një pjesë të mirë të ushtrisë nga rajonet veriore të Ukrainës.

Siç raporton agjencia shtetërore “Ria”, ministria theksoi se do të minimizojë operacionet ushtarake në këto rajone, ndërsa pritet që fokusi tashmë të jenë në lindje, kryesisht në rajonin e Donbasit.
Zv.ministri i Mbrojtjes tha për mediat ruse më pas se kjo bëhet për t’i dhënë një mundësi negociatave.

Autoritetet ruse deklaruan më herët se kanë përfunduar fazën e parë të operacionit ushtarak në Ukrainë dhe tashmë po vijojnë me fazën tjetër, raporton abcnews.al.

Fill pas kësaj është njoftuar edhe një telefonatë mes Presidentit të Francës Macron dhe Vladimir Putinit. Më herët, shefi i delegacionit të Rusisë deklaroi nga Turqia se bisedimet me ukrainasit kishin shkuar mirë dhe se për këtë do të njoftonte Putinin.

Rusia ka pësuar humbje të mëdha gjatë luftës në Ukrainë, ku numërohen më shumë se 10 000 ushtarë të vrarë dhe qindra tanke e blinda të shkatërruar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!