“Zvicrën e lash për Shkodrën”, rrëfehet Markelian Kapidani: Vendosa t’i rikthej atë që më ka dhënë

schedule13:36 - 1 Qershor, 2023

schedule 13:36 - 1 Qershor, 2023

Muzikanti Markelian Kapidani ka zbuluar për herë të parë arsyen pse u kthye nga Zvicra, vend të cilin jetoi prej disa vitesh.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ai ka treguar se shkak u bë Shkodra, pasi është qyteti ku lindi dhe mori hapat e parë në muzikë.

Kapidani theksoi se vendosi t’i shtoj Shkodrës kontributin që ka marr në Europë.

“Zvicrën e lash për Shkodrën. Përveç kësaj, se Shkodra për mua është e parritshme, është vendi ku unë kam lindur, ku kam hedhur hapat e parë, kam marrë erën e liqenit, të gjitha ato kujtime që janë të pashlyeshme. Shkodra ka vlera. Është vendlindja e Martin Gjokës, kompozitorit dhe themeluesit të muzikës së kultivuar dhe më vonë Çesk Zadeja dhe me radhë. Çesku ka qene profesori im dhe Shpëtimin, edhe i shumë pedagogëve sot që kontribuojnë në të gjithë Shqipërinë. Në një farë mënyre është vendi i Marubit, është vendi i Koli Gromenos, është vendi i operas së parë dhe i baletit të parë ‘Rozafa’. Janë shumë gjëra që nuk mund të mohohen në Shkodër. Edhe unë vendosa t’i rikthej Shkodrës atë që më ka dhënë dhe gjithashtu t’i shtoj kontrubutin që kam marrë në Itali, Zvicër dhe Europë”, tha artisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!