Zvërneci, plazhi i preferuar nga familjarët/ Pushuesit: E zgjedhim për detin e pastër dhe çmimet e arsyeshme

schedule14:07 - 23 Gusht, 2023

schedule 14:07 - 23 Gusht, 2023

Plazhi i Zvërnecit është një ndër më të preferuarit në Vlorë.

Pushuesit e zgjedhin për detin e pastër, rërën kurative dhe vecanërisht për qetësinë që ofron.

Më besnik janë pushuesit familjarë të cilët thonë se deti i cekët është ideal për fëmijët e vegjël.

Arsye e fortë përse kanë zgjedhur të kalojnë verën në Zvërnec janë edhe cmimet që I konsiderojnë të përballueshme për ekonomitë e tyre.

Sezoni ka përmbushur pritshmëritë e bizneseve.

Geri, administrator i një prej subjekteve në plazhin e Zvernecit thotë se përveç shqiptarëve ka pasur edhe shumë të huaj.

Në Zvërnec, pushuesit mund t`u drejtohen dhe alternativave të tjera të argëtimit, siç janë vizitat në Manastir, apo në lagunën e Nartës./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!