Zv.ministër i Brendshëm në RMV: Jemi koordinuar dhe sinkronizuar me ushtrinë për pandemine

schedule20:54 - 20 Maj, 2020

schedule 20:54 - 20 Maj, 2020

Zv.ministri i brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Agim Nuhiu ka thënë për emisionin Ballkan se ky vend nuk ka pasur shqetësime të sigurisë në lidhje me prodhimin e kanabisit mjeksor.

“Në pikëpamje të sigurisë, ne akoma nuk kemi pasur shqetësime në drejtim të kanabisit për përdorim mjeksor. Është dikasteri I shëndetsisë dhe ai I bujqësisë që kanë marrë masa paraprake, infrastrukturore, institucionale dhe në këtë aspect, ne nuk kemi pasur vështirësi në fillimet e krijimit të kësaj infrastructure nga këto dy dikastere respective dhe gjithcka që është pjesë legale dhe e qarkullimit juridik, sigurisht që është më lehtë dhe më mirë për të kontrolluar dhe për të parandaluar në raste të shkeljeve eventuale.”

Nuhiu konfirmoi gjithashtu se policia ka bashkëpunuar dhe është sinkronizuar me ushtrinë në këtë kohë pandemie.

“Në fillim të ballafaqimit me kovid 19, në aspect të sigurisë, nuk kemi pasur kapacitete të mjaftueshme si polici që të përballemi. Në këtë aspect, kemi iniciuar kërkesë tek qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe bashkarisht me qeverinë, kemi sjellë vendim që të themelojmë një shtab operativ të përbashkët me armatën e republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë betejë, për punët policore, është kyçur edhe armata e Maqedonisë së Veriut dhe në baza ditore, jemi koordinuar, jemi sinkronizuar që ti kryejmë në mënyrë efektive detyrimet që burojnë nga ligji për punë të brendshme dhe ligji për policinë.”/abcnews.al