Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Dimitrov: Më mirë të ketë vendime të ndara për çdo vend

schedule14:44 - 30 Gusht, 2019

schedule 14:44 - 30 Gusht, 2019

 

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Nikolla Dimitrov, përpara fillimit të takimit ministror me BE-në në Helsink, tha se më mirë është që të flitet për plotësim të BE-së, në vend se për zgjerim.

Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov para fillimit të takimit gjatë komunikimit me gazetarët ku është pyetur për “kundërshtimin” e Francës për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tha se sipas informatave të tij, Parisi ende nuk ka marrë pozitë për këtë çështje dhe se për disa ditë do të udhëtojë në Francë në takime.

Nuk duhet që të flasim për zgjerim, por për plotësim, pasi që rajoni plotësisht është i rrethuar me vende-anëtare të BE-së, harta e Evropës do të mbetet e njëjtë pasi që këto vende të anëtarësohen, nuk do të zgjerohet, edhe nëse e bëjmë këtë siç duhet, të gjithë do të jemi fitimtarë, për atë që lufton Makron në BE është ajo për çka ne luftojmë në rajon, luftojmë me të njëjtat vlera”, tha Dimitrov në Helsink.

Dimitrov përkujtoi se procesi i zgjerimit bazohet në merita individuale dhe se nuk duhet të flitet për pako të vendeve, siç është rast për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Më mirë është që të dy vendet, dy vende është më mirë se një, por një është më mirë se sa asnjë, ndërkaq ne nuk e kemi luksin që të lëshojmë mundësi për sukses”, tha ministri Dimitrov.

Vendet e BE-së do të marrin më 18 tetor vendimin për hapjen ose jo të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./ABC News Albania 24/7