Mesi e Klosi prezantojnë masterplanin për zhvillimin Shkodër

schedule12:04 - 9 Dhjetor, 2017

schedule 12:04 - 9 Dhjetor, 2017

Në ditën e dytë të takimit të qeverisë në Qarkun Shkodër, në kuadër të asaj që zv.ministrja Senida Mesi e quajti “mbledhje të qeverisë territoriale” për të ilustruar praktikën e re të mbledhjeve të kabinetit në qarqe të ndryshme të vendit, nga ku diskutohen prioritetet e identifikuara për zhvillim.

Këshilli Kombëtar i Territorit në mbledhjen e hapur për qytetarët, adminsitratën qendrore dhe atë vendore, në ditën e dytë të mbledhjes së qeverisë në qarkun Shkodër, përmes zëvendës kryeministres Senida mesi prezantoi masterplanin e projekteve në proces apo në përfundim, si dhe identifikimin e pioriteteve për investim.

Infrastruktura dhe rilindja rurale janë shtyllat kryesore të një plani që synon shfrytëzim të turizmit dhe si element kyç.

Shërbimet që ofrohen ndaj qytetarëve janë gjithashtu pjesë e masterplanit 2018-2022.

Për turizmin alpin, i zgjedhur edhe si prioritar për kabinetin Rama, minsitri i Turizmit Blendi Klosi parashtroi arsyet e përzgjedhjes si sector prioritar për zhvillim.

Ministri deklaroi se plani është ndërtuar pas një konsultimi të gjerë publik me banorët e zonës si dhe operatorë turistik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!