Zv.kryeministri i parë, risia në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

schedule13:49 - 29 Gusht, 2020

schedule 13:49 - 29 Gusht, 2020

Ndërkohë që sot pritet votimi i qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, për herë të parë ka një risi në të.

Bëhet fjalë për postin e zv.kryeministrit të parë të qeverisë, i cili do të jetë një shqiptar.

Zv.kryeministri i parë ka një mori detyrash të rendësishme në kabinet duke rritur kështu rolin e shqiptarëve në qeverisjen e Maqedonisë, shkruan abcnews.al.

Zv.kryeministri i parë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut pritet të jetë Artan Grubi, i cili tani mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të BDI-së.

43-vjeçari ka gradën Doktor Shkencash nga fakulteti i Shkencave Sociale dhe Politike në Universitetin e Tiranës.

Më herët, ai është diplomuar për gazetari në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.

Miratimi i qeverisë kërkon një maxhorancë prej 61 votash nga 120 deputetë që ka Kuvendi. Koalicioni i BDI dhe LSDM ka aktualisht 62 vota, të cilat pritet që t’u vihen në dispozicion për të qeverisur sëbashku. /abcnews.al