Zusi: Evropa në krizë, pas energjisë, do të rritet çmimi i produkteve ushqimore, qytetarët të përgatiten

schedule19:34 - 11 Tetor, 2021

schedule 19:34 - 11 Tetor, 2021

Alban Zusi, përfaqësues i qendrës së Eksporteve shqiptare në një intervistë të dhënë për Radar në ABC ka komentuar situatën ekonomike në të cilën ndodhet bota prej disa kohësh.

Zusi në fjalën e tij ka bërë me dije se konsumatorët duhet të bëhen gati për një rritje të çmimeve të produkteve ushqimore. Sipas tij tregjet ndërkombëtare ka muaj që po përballen me një rritje çmimesh dhe kriza energjitike është vetëm një pretekst i shtuar për këtë.

Ai bën thirrje që prodhuesit dhe qeveria të negociojnë dhe të suportojnë kompanitë industriale, pasi rritja e çmimit të energjisë do të bëjë që shumë kompani të shpallin falimentin.

Të gjithë çmimet në Evropë janë në rritje. Në Shqipëri çmimi është rritur me 2.5, gjithashtu janë rritur drithërat, vajrat, hekuri të gjithë lëndët e para që importoheshin nga Kina. Ka  një luftë të jashtëzakonshme nga tregjet për të kapur dhe një kamion, nëse nuk diskutohej nëse ka vende si Shqipëria sot kërkoj sesi të futeshin në Rajon. Shumë shpejt në vendin tonë do të jetë një konkurrencë e ulur këmbëkryq jo vetëm nga Evropa. Çmimet  po rriten në përgjithësi, kemi nga një anë kërcënim dhe nga ana tjetër oportunitet. Nuk do të tolerohet më siç tolerohej dikur, por po shikojnë mundësinë e futjes në rajon.

Ne do të jemi të dizavantazhuar për produktet që nuk mbyllin ciklin e ambalazhimit. Aty ku kemi lëndën e parë ne mund të humbasim treg. Një ndër kompanitë më të mëdha të Evropes për prodhimin e amoniakut sot kanë mbyllur dyert pasi kompania nuk mundi që të përballonte rritjen e çmimit të energjisë dhe të gazit. Qeveria belge po negocion për të shmangu mbylljen e kësaj kompanie për shkak se lë pa punë 6 mijë punonjës.

Publiku duhet të përgatitet për rritje të mëtejshme çmimesh, nëse ne në vendin tonë nuk do të prodhojmë lëndë të para. Të gjithë produktet që ne importojmë nga jashtë do

Nuk është vetëm kriza energjitike, por rritja e çmimeve ka kohë që ka nisur në tregjet ndërkombëtare, tek ne vala ka ardhur më vonë, pasi në Evropë ka gati 3-4 muaj. Ndërkaq të gjithë qeveritë e vendeve po përgatiten që të suportojnë kompaninë e tyre.

Ne në kuadër të këtyre çmimeve të rritura, kur ne

Ne mund të prodhojmë lëndë të para për të mbyllur zinxhirët ushqimorë, si industria e mishit, e qumështit e ambalazhimit të lëngjeve ne duhet të përpiqemi që këtë ta mbulojmë vete. ne tashmë brenda vendit mund të prodhojmë dhe detergjente.

Në këtë gjende është e rëndësishme që prodhuesit të negociojnë me qeverinë për mbështetjen e industrisë. Problemi i rritjes së çmimit të energjisë elektrike është problemi më i zgjidhshëm nga qeveria pasi industritë e mëdha dhe të mesme mund të bëjnë ndërhyrje në energjinë e paneleve diellore dhe duhet të japë sa më shumë leje për të suportuar të gjithë.

Së pari duhet të kuptojmë se çmimet që po rriten nuk kthehen më pas, të gjithë çmimet e produkteve ushqimore do të rriten pasi në 20 % të kostos është energjia qoftë termike apo elektrike. ndërkohë të gjithë lëndët e para që importohen nga jashtë dhe shërbejnë si bazë ushqimore do të rriten, qumështi, do të rritet, orizi, vaji janë rritur e vetmja gjë që nuk mund të rritet mund të jenë fruta perimet”, ka thënë ai.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!