Zoran Zaev i gatshëm të ulet përsëri me Mickovskin

schedule16:20 - 30 Shtator, 2019

schedule 16:20 - 30 Shtator, 2019

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev është shprehur i gatshëm për tu ulur sërish në tryezën e bisedimeve me opozitën për të vendosur rreth prokurorisë speciale publike.

Saktë para një muaji filloi seanca e Komisionit për çështje evropiane, ku në rend të ditës ishte edhe Ligji për Prokurorinë Publike, e deri më sot assesi të përfundojë.

Për shkak se ligji është me flamur evropian dhe duhet të kalojë me procedurë të shpejt, debati është i kufizuar në vetëm dy ditë pune. Në ditën e parë partitë u dakorduan për 10 amendamente, e deri më sot, nuk është arritur marrëveshje për 41 amendamentet tjera.

Seanca për Ligjin për Prokurori është e hapur dhe pret raportin nga Komisioni.

Unë nuk mundem ta vazhdoj atë pikë pa raport të komisionit. Por përsëris, ato janë taktika të partive politike”, tha kryetari i kuvendit Talat Xhaferi.

Kryeministri, Zoran Zaev, u bëri thirrje grupeve të punës që të mundohen të gjejnë gjuhë të përbashkët, e sa i përket takimit të liderëve, ai është i gatshëm që sërish të ulet me Mickoskin.

“Unë jam i gatshëm që të ulemi sërish në takim liderësh. Edhe një herë e theksoj se shtetet anëtare e konfirmojnë se është mirë që garantohet ardhmëria e lëndëve, ajo është shumë e rëndësishme, e me këtë garantohet edhe ardhmëria e vet institucionit, prokurorët vazhdojnë ti udhëheqin këto lëndë. Është e rëndësishme që të sillet ligji me konsensus, mes të gjitha partive që të mundemi edhe më shumë ta garantojmë ardhmërinë e këtyre lëndëve”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Edhe pse për ligjin e ri partitë nuk po merren vesh, nëpërmjet ligjit të vjetër për Prokurorinë, u sigurua ardhmëria e lëndëve të hapura nga Prokuroria Speciale. Lëndët i mori prokuroria e rregullt, e më pas sërish ia u shpërndau prokurorëve të njëjtë që kanë qenë në atë speciale./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!