Kreditë në lekë bëhen më të lira/ Sejko: Norma bazë e interesit ulet në 2.5%

schedule16:29 - 2 Korrik, 2025

schedule 16:29 - 2 Korrik, 2025

Banka e Shqipërisë ka ulur për herë të parë brenda këtij viti  normën bazë të interesit në nivelin 2.50% nga 2.75 % që ishte aktualisht.

Guvernatori Gent Sejko deklaroi se ky vendim erdhi si një masë e domosdoshme për të rikthyer në objektiv inflacionin në një kohë që ka rrezik për shkak të tensioneve gjeopolitike.

Ulja e normës bazë të interesit  është pozitive për  qytetarët dhe bizneset që kanë një kredi në lekë pasi do të paguajnë më pak për këstin e radhës por edhe për kredi marrësit e rinj të cilët përfitojnë kushte më të favorshme. Nga ky vendim paralizohen ata që kanë depozita në lekë pasi  interesi do të pësoj ulje.

Sipas guvernatorit Sejko  turizmi por edhe  investimet e huaja po i japin shtysë pozitive  ecurisë ekonomike në vend.

Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni  të kthehet gradualisht në objektiv, duke arritur nivelin 3% në fillim të vitit 2026. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!