“Zogu i Tiranës” rrëfehet nga burgu: Çunat këtu më mbajnë mirë, më pyesin si je rrushi

schedule10:48 - 11 Janar, 2020

schedule 10:48 - 11 Janar, 2020

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, prej 5 javësh ndodhet në burg për përfshirje në një rrjet prostitucioni.

Ai ka dhënë një intervistë nga burgu për “Panorama”, ku tregon se nuk po e kalon edhe aq keq.

“Në momentin që po flasim, u shkëputa nga shokët që kam njohur këtu në Burgun 313, ku çunat janë duke u qethur dhe duke u larë.

Ata janë të mirë dhe përkujdesen për mua, me pyesin shpesh me humor e shaka: “Si je rrushi?””, thotë ai.

“Zogu i Tiranës” rrezikon disa vite burg, ndërkohë që nga përgjimet e publikuara deri më tani, kanë dalë edhe emra këngëtaresh, miss-esh e gazetaresh, si të përfshira në rrjetin e protitucionit.

Megjithatë, ato nuk janë arrestuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!