Zlatan Ibrahimoviç pritet titullar për Milan pas 5 muajsh

schedule15:26 - 22 Tetor, 2021

schedule 15:26 - 22 Tetor, 2021

Zlatan Ibrahimoviç pritet të nisë si titullarë ndeshjen e ditës së nesërme kundër Bologna. Sipas “la Gazzeta della Sport”, trajneri Stefano Pioli ka zgjedhur edhe lojtarët që do të hedhë në fushë për të siguruar fitoren.

Në këtë formacion ndodhet edhe Ibra, i cili do të luajë ndeshjen e parë si titullar pas pesë muajsh. Ndeshja e fundit që suedezi luajti si titullar ishte ajo kundër Juventusit me 5 maj, ndeshje e cila përfundoi me fitoren e kuqezinjve, me rezultatin 3-0.

Gjatë kësaj ndeshjeje sulmuesi 40-vjeçar mori një dëmtim në gju që e detyroi atë të mungojë pot 5 muaj, duke humbur kështu edhe ndeshjet e “Euro 2020”, si dhe ndeshjet e fillim sezonit me Rossonerët.

Suedezi ka vetëm 3 paraqitje këtë sezon por të gjitha si zëvendësues, ku ka arritur të shënojë edhe një gol kundër Lacios në fitoren 2-0. /f.a/abcnews.al