Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Hetimet për zjarrin, pyeten fëmijët/ Të miturit dyshohet se i vunë flakën mbetjeve: Ishte e paqëllimshme

schedule10:15 - 24 Prill, 2026

schedule 10:15 - 24 Prill, 2026

5 fëmijë, në mesin e të cilëve një vajzë janë marrë në pyetje nga prokuroria e Tiranës në lidhje me zjarrin që përfshiu një pallat 12-katësh në zonën e njohur si Farmacia 10 në kryeqytet.

Në prani të prindërve dhe psikologëve, të miturit rrëfyen lëvizjet e tyre përreth pallatit, të kryera në 14 prill përpara momentit kur një vatër zjarri u ndez brenda një karroce me kartona, që ndodhej jashtë Big Market.

Detajet nga dëshmitë e tyre janë të rezervuara, megjithatë mësohet se fëmijët kanë deklaruar se veprimet e tyre kanë qenë të paqëllimshme dhe se nuk e kishin menduar që mbetjet do sillnin një rrezik të tillë.



Në pyetje u morën edhe një sërë personash të tjerë të cilët janë konstatuar nga pamjet filmike që kanë qenë të pranishëm në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë , që janë administruar pas ngjarjes nga organi hetues, fëmijët shfaqen duke hedhur mbeturina në një karrocë, që mendohet të ketë qenë vatra e zjarrit që përhapi flakët në fasadën e objektit 12 katesh.

Sipas pamjeve rreth orës 16:30 të së martës së 14 prillit, një fëmijë shihet duke luajtur në pjesën e pasme të marketit, në katin e parë të pallatit. Pranë fasadës ndodheshin kartona të grumbulluar, e teksa nuk dallohet qartë momenti i ndezjes së zjarrit.

Një nga të miturit qëndron për disa sekonda pranë tyre dhe rreth gjashtë minuta më vonë pas largimit të tij, në zonë nis të dalë tym.

Flakët u përhapën me shpejtësi, duke u aktivizuar fillimisht në ambientet e marketit dhe më pas duke përfshirë të gjithë fasadën e pallatit, çka solli dëme të mëdha materiale dhe panik tek banorët.

Në ditët në vijim, prokurori i ccështjes pritet të thërrase në cilësinë e personit që ka dijeni, edhe individë të tjerë, përfshirë këtu inxhinierin e kompanisë Enver Ademi, kontraktorin që ka bërë fasadën Altin Furtuna, menaxheren e marketit Razie Sula, si dhe administratorin e pallatit Agron Cara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!