Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë/ Shoqërohet në polici administratori dhe pronari i apartamentit ku ra zjarri, mësohet shkaku

schedule20:37 - 14 Shtator, 2023

schedule 20:37 - 14 Shtator, 2023

Mesditën e sotme një pallat 9-katësh u përfshi nga flakët në rrugën “Sali Butka” në Tiranë.

Flakët morën përmasa të mëdha pasi fasada e izoluar me polisterol gjithashtu shpërtheu në flakë.

Zjarrfikësit bënë të pamundur për disa orë me rrathë deri në neutralizimin e flakëve, ndërsa  për fat të mirë edhe për shkak të reagimit të menjëhershëm të autoriteteve për të shpëtuar jetët e banorëve.

Si pasojë e flakëve 3 banesa u shkrumbuan plotësisht dhe një tjetër në masë 30%, ndërsa kryebashkiaku Veliaj u shpreh se familjet e dëmtuara do të ndihmohen nga bashkia.

Së fundmi policia ka shoqëruar administratorin e pallatit.

Nga ekspertiza paraprake e bërë në pallatin ku ra zjarri, dyshohet se shkak është bërë ndonjë pajisje elektrike. Por nesër në mëngjes do ketë ekspertizë më të detajuar.
Fillimisht zjarri ka nisur në katin e fundit të pallatit, apartament në pronësi të një mjeku dhe më pas kanë marrë katet e tjera. Në polici për t’u pyetur është shoqëruar edhe mjeku./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!