Zjarri në spitalin Covid në Rumani: Humbën jetën 10 pacientë, 7 të tjerë në gjendje kritike

schedule08:03 - 15 Nëntor, 2020

schedule 08:03 - 15 Nëntor, 2020

Dhjetë pacientë me koronavirus humbën jetën ndërsa shumë të tjerë janë në gjendje kritike pasi një spital Covid në Rumani u përfshi nga flakët. Raportohet se zjarri ka rënë në njësinë e kujdesit intensiv të shtunën.

Flakët nisën pasdite në Piatra Neamt dhe një orë më vonë u vunë nën kontroll nga ekipet e emergjencës.

“Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë ndodhen në gjendje kritike” përfshirë edhe një mjek, njoftoi zëdhënësja e spitalit, Irina Popa.

Tetë nga viktimat e humbën jetën nga flakët ndërsa dy të tjerë u shpallën të vdekur pasi u evakuuan. Mjeku në detyrë, që u përpoq të ndihmonte viktimat, pësoi djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në 80 përqind të trupit të tij, tha shërbimi i shpëtimit.

Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë ndërsa prokurori i përgjithshëm hapi një hetim mbi ngjarjen e rëndë. Ministria e shëndetësisë sugjeroi që zjarri mund të ishte shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!