Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në Shëngjin, era favorizon përhapjen e flakëve. Në terren 5 automjete zjarrfikëse

schedule22:53 - 3 Korrik, 2026

schedule 22:53 - 3 Korrik, 2026

Një zjarr ka përfshirë malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sakë, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.

Flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e erës së fortë që po fryn në zonë, ndërsa zjarrfikësit po hasin vështirësi për shkak të terrenit të vështirë për t’iu afruar vatrës së zjarrit.

Në terren ndodhen 5 automjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.



Gjatë incidentit është raportuar edhe një shpërthim brenda vatrës së zjarrit dhe si pasojë dyshohet se një gur ka goditur një të ri që po udhëtonte si pasagjer në një automjet në drejtim të Shëngjinit.

I riu është transportuar menjëherë në Spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!