Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje/ Haki Çako: Janë evakuar 36 banorë nga ndërtesa, mbi 80 zjarrfikës të angazhuar

schedule23:57 - 25 Dhjetor, 2023

schedule 23:57 - 25 Dhjetor, 2023

Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako deklaroi se rreth 36 banorë janë evakuar nga ndërtesa ku gjendet qendra tregtare, e cila prej mesditës së të hënës, është përfshirë nga flakët.

Për ABC News, Çako u shpreh se për shuarjen e flakëve janë angazhuar mbi 80 zjarrfikës.

Sipas Çakos, në qendrën tregtare dhe pallatin në Lushnje, aktualisht zjarri është vënë nën kontroll.

“Janë evakuar rreth 36 banorë që janë transportuar në spital për të dhënë ndihmën e parë, nuk kanë rrezik për jetën. Janë 4 zjarrfikës të Lushnjes që janë trajtuar, për shkak të prezencës së tymit.  Janë angazhuar mbi 80 zjarrfikës, që vazhdojnë të operojnë. Shpresojmë që të jemi në fazën e kontrollit të plotë, zjarri është vënë nën kontroll, po punohet deri në detaje. Teknikisht, janë zjarrfikësit që flasin më konkretisht, duhet kohë për të bërë vlerësimin dhe shkakun e zjarrit, por dëmi është i konsiderueshëm. Është vështirë të përcaktojmë shkakun real. Operacioni do të vazhdojë deri sa të eleminohet plotësisht rreziku dhe të vihet nën kontroll të plotë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!