Në lidhje me ngjarjen e zjarrit të rënë në një kompleks banimi në kryeqytet, Inspektorati i Përgjithshëm ka njoftuar po ndjek në vijimësi situatën.
Mësohet se është urdhërohet kryerja e inspektimit të menjëhershëm pranë subjekteve private në pallatin “Arlis”, me qëllim verifikimin e shkaqeve të aksidentit.
Inspektimi do të kryhet nga trupat inspektuese të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial; dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Grupi i punës nga Inspektorati i Përgjithshëm për mbikëqyrjen e inspektimit do të jetë me përbërje:
Znj. Teuta Kukaj
Znj. Drilona Baruti
Znj. Alma Prendi
Në përfundim të inspektimit, grupi i punës raporton menjëherë pranë Inspektorit të Përgjithshëm, mbi gjetjet dhe konstatimet e evidentuara.


