Mali i Shëngjinit vazhdon të digjet edhe pas angazhimit të forcave të ushtrisë krahas atyre zjarrfikëse dhe shërbimit pyjor. Vëmendja më e madhe ka qenë për të mbajtur flakët larg zonës së banuar ndërsa lufta me Zjarrin vijon pa ndërprerje.
Dëmet janë të konsiderueshme në masivin pyjor të malit të Shëngjinit, ndërsa kanë nisur edhe hetimet pasi ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme. Zjarri në malin e Shëngjinit ka nisur që prej pasdites së djeshme. Në tre vitet e fundit në këtë zone ka patur zjarre të vazhdueshme.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se asnjë banesë nuk është e rrezikuar. Aktualisht janë 200 efektivë nga Forcat e Armatosura me mjete e trupa nga Tirana e Shkodra dhe Bashkia Lezhë të angazhuar për situatën në Shëngjin./ABC News Albania 24/7

