Gjallica digjet prej 9 ditësh/ Janë shkrumbuar 10 hektarë, ndërhyn helikopteri i ushtrisë

schedule11:47 - 4 Gusht, 2023

schedule 11:47 - 4 Gusht, 2023

 

Mali i Gjallicës prej 9 ditesh po digjet nga zjarri. Të premten për herë të parë është ndërhyrë nga ajri për shuarjen e flakëve.

Nje helikopeter i ushtrisë ka hedhur ujë në vatrat që janë active prej datës 25 korrik.

Flakët kanë përfshirë zonën e lartë me pisha halore të Gjallicës, duke dëmtuar një ndër pjesët më të bukura të saj.

Sipërfaqja e djegur është zgjeruar pavarësisht ndërhyrjes me mjete rrethanore nga punonjësit e institucioneve.

Per pasoje 10 hektar me pisha e bimësi janë shkrumbuar. Terreni malor dhe i thepisur e ka bërë të vështirë ndërhyrjen e mjeteve të shërbimit zjarrfikës.

Në të tilla kushte zjarrfikësit dhe banorët e fshatit Shtiqen janë përpjekur të vënë nën kontroll flakët me mjete rrethanorë por pa rezultat.

Nëse as ndërhyrja nga ajri me helikopteret e ushtrise nuk do të shuajë zjarrin e 9 diteve shpresat mbeten te reshjet e shiut.

Meteorologet parashikoje shi pergjate fundjaves ne te gjithe vendin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!