Zjarri në Fier/ Haki Çako dhe Prefekti i qytetit nga vendngjarja: Kemi angazhuar Forcat e Armatosura

schedule21:37 - 25 Korrik, 2023

schedule 21:37 - 25 Korrik, 2023

Ndërkohë që flakët e zjarrit po vazhdojnë në disa fshatra të Fierit, pranë tyre kanë shkuar për ta parë nga afër situatën drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako dhe Prefekti i Fierit, Baki Bala.

Ata janë shprehur se gjithçka është në kontroll dhe po mundohen bashkë me Forcat e Armatosura për shuarjen e zjarrit si me helikopter, po ashtu dhe me angazhimin e shumë vullnetarëve.

Është e vërtetë ka pasur disa zjarre të menjehershme në territore të ndryshme, por ne kemi ndjekur gjithmonë prioritetet dhe prioritet ishte zona e Kapsit, për arsye se në këtë fshat kishte rrezik në zonat e banura. Plus faktit se dy shtëpi u dogjën si rezultat e marrjes së informacionit të vonuar”, tha ndër të tjera Bala.

 “Është dita e katërt prej datës 21 që zjarri ka përfshirë këtë zonë. Është një zjarr masiv që sot ka marrë përmasa me gjithëse deri në ditën e djeshme ishin në kontroll të plotë deri në mëngjesin e sotëm. Kemi angazhuar Forcat e Armatosura, kemi angazhuar ndërhyrjen nga ajri me helikopter për shuarjen e këtij zjarri. Po ashtu janë angazhuar vullnetarë, perfekti i qarkut ka qene në krye të tyre. Për fatin e mirë, nuk kemi pas humbje jete njerëzish, kemi pasur dëme të vetëm dy banesave të pabanuara. Ne jemi duke e vlerësuar situatën drejtpërsëdrejti”, u shpreh Çako./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!