Zjarri në banesën në Shkodër, drejtori i zjarrfikëses: Flakët janë shuar dhe nuk ka asnjë të lënduar

schedule09:42 - 30 Qershor, 2023

schedule 09:42 - 30 Qershor, 2023

 

Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Parrucë, të qytetit të Shkodrës.

Mësohet se banesa ishte marrë me qira nga një familje me katër anëtarë të cilët fatmirësisht nuk janë të lënduar.

LEXO EDHE: Zjarr në një apartament në Shkodër, dyshimet e para

Drejtori i Zjarrfikëses në Shkodër është shprehur se autoboti është nisur menjëherë pas njoftimit dhe më pas ka shkuar dhe një autobot i dytë për shkak të se përmasat e flakëve ishin të mëdha.

Ai ka shtuar se stacioni zjarrëfikës atje është një nga më të kompletuarit në Republike.

“Në sallën tonë të njoftimeve, erdhi një njoftim nga një qytetar, që rënë zjarr në lagjen Parrucë, filan pallat. Menjëherë u nis automjeti i parë, sapo kanë ardhur këtu, kanë kërkuar ndihmë për një autobot tjetër pasi kanë parë që flakët janë shumë të mëdha në banesë.

Për momentin nuk e kemi shkakun. Kemi bërë të mundur shuarjen e zjarrit, për fat të mirë nuk ka njerëz të lënduar.

Kur bie zjarr, para se të futen në banesë bëhet një plan. Zjarrfikësit nuk kanë asnjë problem sa i përket pajisjeve.

I kemi të gjitha pajisjet. Jemi stacion zjarrfikës thuajse më i kompletuar në të gjithë republikën” tha ai.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!