Zjarret në Greqi, akuza për qeverinë Tsipras

schedule11:45 - 25 Korrik, 2018

schedule 11:45 - 25 Korrik, 2018

Mediat greke shkruajnë se një nga shkaqet për bilancin e rëndë të viktimave nga zjarret, mund të jetë dhe fakti se radhët e zjarrfikësve në vend janë dobësuar shumë si pasojë e shkurtimeve në buxhet.

Politikat e kursimit në Greqi kanë prekur dhe departamentin e mbrojtjes civile, nga i cili varen dhe zjarrfikësit. Sektori për parandalimin e zjarreve, ka qenë objekt i shkurtimit të buxhetit për një total prej 34 milionë eurosh në nëntë vjetë. Kjo ka sjellë kufizime të mëdha në gatishmërinë e njerëzve dhe mjeteve. Por është e vështirë të përcaktohet se sa ka ndikuar kjo në menaxhimin e situatës së zjarreve që shkatërruan zonën e Athinës.

Kundër shkurtimit të buxhetit dhe të financimeve të qeverisë dhe europës, zjarrfikësit grekë kishin protestuar në shkurt të 2017-s. Më shumë se gjysma e kontratave të tyre nuk është rinovuar, duke shkaktuar problem në skuadrat anti-zjarr dhe në planin e përgatitjes. Disa dëshmitarë thanë për mediat greke, se që nga moment i shpërthimit të zjarreve, kaloi shumë kohë deri tek ndërhyrja e parë nga ana e zjarrfikësve për t’i shuar.

Situata emergjente e zjarreve detyroi Greqinë të kërkonte ndihmë nga vendet fqinje. Sipas ministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Toskas, janë ndryshimet klimaterike përgjegjësit e vërtetë të situatës, por dhe erërat e forta që ushqyen flakët. Komisioneri për ndihmat humanitare në Bashkimin Europian, Kristos Stilianides, deklaroi se vendet aëtare do të ndërmarrin masa të reja për të reaguar ndaj tragjedive natyrore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!