Një vatër zjarri është shënuar këtë të diel pranë fshatit Risili në Vlorë. Gazetari Elton Nika raporton se në vendngjarje kanë shkuar tre zjarrfikëse për të bërë të munduar shuarjen e flakëve.
Për shkak të erës, zjarri ka përparuar duke dëmtuar sipërfaqe me ullishte dhe shkurre. Nga informacionet e para, nuk ka rrezik për banesat. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.