Një zjarr i fuqishëm ka rënë në ullishtet e fshatit Xhuherinë të Vlorës. Nuk dihet shkaku, por banorë dhe tre mjete zjarrfikës po përballen me flakët. Në pak minuta zjarri ka shkrumbuar 50 hektarë me ullinj.
Ndërkohë era ka favorizuar flakët të cilat po marrin më tepër sipërfaqe. Të gjithë banorët e fshatit kanë dalë në ndihmë të zjarrfikësve për të lokalizuar dhe bërë të mundur shuarjen e tij. Shumë pranë zjarrit janë dhe banesat. /ABC News Albania 24/7