Zjarr në spital, humbin jetën 10 foshnje të porsalindura

schedule10:37 - 9 Janar, 2021

schedule 10:37 - 9 Janar, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin në Land Maharashtra në Indi. Një zjarr ka përfshirë njësinë e kujdesit intensiv për foshnjat e sapolindura dhe si pasojë ka shkaktuar vdekjen e 10 foshnjeve.

Ndërkohë, një kirurg i këtij spitali është shprehur se nga zjarri kanë shpëtuar shtatë foshnje.

Ndërsa, policia shprehet se zjarri në njësinë e kujdesit intensiv dyshohet se erdhi për shkak të një defekti elektrik. l.k/abcnews.al